Një ish-konkurrente e “Përputhen” ka qenë së fundmi e ftuar në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën.
E në këtë program kanë komentuar disa personazhe të famshme me fotografi, përfshirë edhe disa që kanë qenë në Big Brother.
Një fotografi të reperit Bardhi ajo e mori dhe e futi në gjoks, derisa të Sara Gjordenit vendosi që ta djegë.
Për këtë, Bardhi u revoltua aq shumë saqë bëri një postim në InstaStory, duke e paralajmëruar Ronaldon.
Postimi i plotë:
“A keni turp? A keni censurë për fyerje të këtij niveli? o rob fake, edhe ti edhe ajo ‘teta Rona’ kështu jeni, për dy klikime e duke e pranuar që Sara nuk të ka bërë asgjë. Duke e provokuar për çdo dalje që jeni duke e bërë e mandej prekeni kur reagon Sara.
Edhe Sara është njeri, apo keni fillu me ju besu këtyre komentuesve me profile false? Stop me këto ofendime e bullizime se e keni bërë për spital çdo ditë. A keni motra ju?
Se me çka po përballet kjo vajza çdo ditë, e di veç unë e Zoti, e ajo prapë rri në këmbë e fortë.
Ne shqiptarët kur na djegin flamurin jemi gati për luftë, po me djeg foton e një femrës çka do të thotë?
Jemi shqiptarë, njihemi për traditë e moral.
Vendosne veten në pozitë të tjetrit pak.
Teta Rona ma hiq foton që aty”. /Telegrafi/