Ish-gjyqtari i FIFA-s, Carlos Chandia, e ka pranuar se nuk i ka dhënë një karton të verdhë Lionel Messit gjatë gjysmëfinales së Kupës së Amerikës në vitin 2007 në këmbim të fanellës së tij.
Chandia zbuloi se ai nuk i tregoi superyllit argjentinas një karton të verdhë që do ta bënte atë të humbiste finalen e madhe të Kupës së Amerikës kundër Brazilit.
Messi u lejua të luante në ndeshjen finale të kampionatit të Amerikës së Jugut, por kjo i kushtoi atij me fanellën që veshi në gjysmëfinale kundër Meksikës.
Argjentinasit fituan me rezultat 3-0, ndërsa golat i shënuan Gabriel Heinze, Juan Roman Riquelme dhe vetë Lionel Messi.
Paraqitja e argjentinasit në finale u sigurua nga gjyqtari i lartpërmendur Chandia dhe gjithçka u zbulua dy muaj pasi Messi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën për herë të dytë verën e kaluar.
Në vitin 2007, Argjentina luajtën në finalen e madhe kundër Brazilit dhe pësuan një humbje me rezultat 3-0 në finale dhe pavarësisht humbjes, Messi u vlerësua si lojtari më i mirë i ri i kampionatit.
“Nga asgjë, Messi luajti me dorë në qendër të fushës, nuk kishte rrezik për gol nga argjentinasit apo diçka të tillë, ndaj i thashë se ky është një karton i verdhë, por që nuk do t’ia tregoj. Në këmbim do të më japësh një fanellë”, tregon fillimisht Chandia për atë moment.
“Kishin mbetur edhe dy minuta e gjysmë në ndeshje dhe rezultati ishte 3-0. Po t’i kisha treguar kartonin e verdhë, ai nuk do të kishte luajtur në finalen e madhe të Copa America”.
Gjyqtari zbuloi se Messi e kishte respektuar marrëveshjen dhe i kishte dhënë fanellën pas ndeshjes.
“Ai erdhi tek unë pas ndeshjes dhe më dha fanellën. Ai donte ta bënte atë sa ishim ende në fushë, por unë i thashë të mos e bënte këtë dhe ta çonte në dhomën e zhveshjes. Ai erdhi me fanellën dhe më la një dhuratë që nuk do ta harroj kurrë”, përfundoi ai.
IMPERDIBLE CONFESIÓN: 17 años después, el chileno Carlos Chandía contó que “ayudó” a Leo Messi para que pueda estar en la final de la Copa América 2007… ¡No le sacó la segunda amarilla a cambio de su camiseta! Eso le terminaría costando no ser el árbitro de la definición. pic.twitter.com/tyosaQ8156
— SportsCenter (@SC_ESPN) September 19, 2024
Messi e ka çimentuar statusin e tij si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, duke shënuar 109 gola me 58 asistime në 187 ndeshje të luajtura me Argjentinën.
Me të, Gauchos fituan dy Copa Americas si dhe Kupën e Botës në Katar në 2022. /Telegrafi/