Site icon Telegrafi

Një iranian akuzohet se kishte planifikuar vrasjen e ish-këshilltarit të Trumpit, John Bolton

Një iranian është akuzuar se ka bërë plane për të vrarë ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të gjatë presidencës së Donald Trump, John Bolton.

Zyrtarët amerikanë thanë se Shahram Poursafi, një anëtar i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRG), ishte në Iran dhe kërkohej për komplotin e supozuar.

Ata thanë se Poursafi ka të ngjarë se kërkonte hakmarrje për sulmin amerikan që vrau Qasem Soleimani, komandantin më të fuqishëm ushtarak të Iranit.

Soleimani udhëhoqi operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme, raporton bbc.

Iraniani 62-vjeçar drejtoi Forcën elitare Quds të IRG-së. Ai u vra në aeroportin e Bagdadit në Irak në janar 2020 në një sulm të urdhëruar nga presidenti Trump.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se Poursafi, i njohur si Mehdi Rezayi, 45 vjeç, nga Teherani, ishte “përpjekur të paguante 300 mijë dollarë individë në Shtetet e Bashkuara për të kryer vrasjen në Uashington ose Maryland”.

Akuzat detajojnë se si operativi iranian i kishte kërkuar një banori amerikan, të cilin e kishte takuar në internet, të bënte foto me Bolton me rastin e promovimit të librit.

Në një deklaratë, Bolton falënderoi FBI-në dhe departamentin e drejtësisë për punën e tyre.

Ndryshe, Soleimani shihej gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas Ayatollah Ali Khameneit. Forcat Quds, një njësi elitare e Gardës Revolucionare iraniane, i raportuan drejtpërdrejt ajatollahit dhe Soleimani u përshëndet si një figurë heroike kombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version