Duke cituar burime konfidenciale, “9to5Mac” thotë se gjatë muajit shtator Apple do të shpalosë dy modele të iPhone, një iPhone 5, ndërsa njëri prej tyre do të përfshijë variantin e lirë të iPhone .
Versioni më i lire i iPhone, fillimisht do të paraqitet në tregun e SHBA-ve, për tu përcjell më pas edhe në pjesët tjera të botës.
Apple tashmë në treg ka dy modele të iPhone, 3GS dhe iPhone 4, ndërsa gazetarët e “9to5Mac” besojnë se modeli i lirë që së shpejti do të paraqitet në tregun amerikan, duket të jetë i ngjashëm me iPod Touch.
Drejtori operativ i Apple, Tim Cook, kohët e fundit pati thënë se kompania e tij monitoron nga afër tregun e konsumatorëve me parapagim, dhe ndërkohë po planifikon të ofrojë pajisje më të lira për këtë segment të tregut. / Telegrafi /