Pas fitores ndaj Torinos, Interi i është kthyer humbjeve, këtë herë nga Sampdoria me rezultat 1-0.
Ishte një ndeshje e balancuar, me shumë raste nga të dy anët, por fitoi skuadra konkrete, e ndihmua edhe nga atmosfera e publikut vendas.
Pjesa e parë filloi me shanset e Sampdorias me anë të dyshes Fabio Quagliarella dhe Luis Muriel, por Interi pas minutës së 30-të filloi ta kontrollon lojën dhe kishte shanse shumë të mira me Marcelo Brozovoc dhe Mauro Icardin.
Por, ashtu siç thotë ligji i pashkruar i futbollit, kur nuk shënon pëson dhe në minutën e 44-të shënoi Fabio Quagliarella, pas një topi të futur në zonë nga Karol Linetty.
Interi e filloi mirë pjesën e dytë dhe Mauro Icardi kishte një shans të mirë në minutën e 68-të, por nuk arriti të dërgon topin në portën e kundërshtarit dhe deri në fund asnjëra nga skuadrat nuk u tregua konkrete dhe takimi përfundoi me rezultat 1-0.
Interi vazhdon në pozitën e dhjetë me 11 pikë, aq sa Sampdoria një vend më poshtë.
Takimi i ardhshëm i skuadrës së drejtuar nga Frank De Boer është ndaj Crotones. /Telegrafi/
https://twitter.com/IFTV_Official/status/792827138386890753
https://twitter.com/IFTV_Official/status/792837519582892032
https://twitter.com/IFTV_Official/status/792840010265399297