Telegrafi

Një infermiere i tha një vajze dyvjeçare të humbiste peshë

Një nënë australiane e dërgoi fëmijën e saj dyvjeçar për një kontroll rutinë mjekësor. Teksa prisnin ekzaminimin, infermierja mati peshën dhe gjatësinë e vajzës dhe më pas e paralajmëroi nënën se duhej ta mbante fëmijën në dietë.

“Ajo më tha që duhet të eliminoja të gjitha frutat dhe karbohidratet nga dieta e fëmijës dhe qumështi para gjumit të jetë i njëjtë sa një gotë me akullore”, tha nëna për Mamamia.

Nëna pretendon se fëmijës i pëlqen të hajë gjithçka, por sheqeri në shtëpinë e tyre është në minimum.

“Vajza ime më së shumti ha fruta. Nuk kemi pasur kurrë probleme me ushqimin, ajo ha gjithçka dhe me kënaqësi”, shton ajo.

Para ndarjes, infermierja e këshilloi edhe një herë nënën të studionte piramidën ushqimore.

Sipas rekomandimeve të mjekëve, fëmijët mund të pinë qumësht lope me yndyrë të plotë pasi të kenë mbushur një vjeç.

Prindërit inkurajohen t’u japin fëmijëve të tyre 350 ml qumësht në ditë ose dy racione produkte qumështi, si djathë ose kos. /Telegrafi/