Klubi i Astronomëve të Kosovës ka publikuar një imazh të Saturnit i shkrepur më 3 gusht përmes Observatorit të Prishtinës.
Imazhi spektakolar i këtij planeti u shpërnda në faqen e tyre në Facebook, transmeton Telegrafi.
Saturni i cili është planeti i gjashtë me renditje është gjithashtu planeti i dytë më i madh pas Jupiterit. Gjigantit me gaz i duhet të bëjë një orbitë për 29 vjet.
Observatori i Prishtinës ofron mundësi për të gjithë adhuruesit e astronomisë të bëjnë vëzhgime të yjeve dhe planetëve. /Telegrafi/