Lajmet më të bujshme të Koresë së Veriut janë ato që prodhon lideri i tyre, Kim Jong-un, që herë pas here teston raketa balistike duke kërcënuar perëndimin.
Ose janë edhe mashtrimet e tij me lajme të tipit “Koreja e Veriut fituese e botërorit Brazil 2014”. Kemi vetëm kështu lajmesh vetëm falë izolimit në vetvete të Koresë së Veriut.
Nëse një vend është në një izolim total, atëherë është thuajse e pamundur që populli i thjeshtë koreano-verior të kuptojë se çfarë ndodh jashtë kufijve të tyre, apo që pjesa tjetër e botës të kuptojë se si është jetesa atje.
Por kohët e fundit janë publikuar një sërë fotosh të reja, të cilat kanë sjellë për botën një “fytyrë” të re të shtetit komunist, që nuk ishte parë më përpara, transmeton shekulli.
Në fotogaleri shihet se në Korenë e Veriut ka edhe një elitë njerëzish që udhëtojnë me makinat më të fundit, marrin leksione kalërimi, apo janë të pajisur me smartphonët më të fundit. Në fakt janë imazhe kontradiktore këto, duke pasur parasysh se si jeton pjesa tjetër e popullsisë.