Candice Swanepoel e dha lajmin se ishte shtatzënë me të fejuarin e saj, Hermann Nicoli, përmes një fotografie bardhë e zi që e kishte publikuar në rrjetet sociale në muajin mars.
Dhe tash, bukuroshja afrikano-jugore ka njoftuar, përsëri me një imazh pa ngjyra, për gjininë e fëmijës që është në pritje.
“Djali im jo dhe aq i vogël”, ka shkruar modelja e famshme krahas fotografisë së publikuar në Instagram.
Në imazhin e postuar, 27-vjeçarja ka të veshur vetëm një palë xhinse, edhe ato i ka të zbërthyera. Derisa gjoksin e ka mbuluar me dorë. /Telegrafi/