Site icon Telegrafi

Një ilaç që parandalon infeksionin me HIV është shumë efektiv

Një ilaç parandalues që ndalon infeksionin me HIV-in është treguar të jetë shumë efektiv, sipas një studimi të botuar në Lancet HIV, i cili përfshinte mostrën më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar. Rezultatet e provës, i cili përfshinte 24 mijë njerëz në të gjithë Anglinë, ishin “të sigurt”, tha studimi. Mijëra njerëz tashmë po marrin PrEP përmes objekteve të shëndetit seksual.

Organizata bamirëse Terrence Higgins Trust dëshiron ta bëjë ilaçin më të qasshëm për popullatën e gjerë pasi shumë njerëz as nuk e dinë se ekziston një ilaç i tillë.

Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore (UKHSA), e cila kreu testin PrEP Impact në bashkëpunim me Fondacionin NHS të Spitalit Chelsea dhe Westminster, deklaron se është studimi më i madh në këtë fushë në botë.

Studimi u krye në 157 objekte të kujdesit shëndetësor në të gjithë Anglinë nga tetori i vitit 2017 deri në korrik 2020.

Përdorimi i PrEP, në emër të plotë profilaksia para ekspozimit, zvogëlon shanset për t’u prekur me HIV me 86 për qind. Në provat klinike, efektiviteti i PrEP është 99 për qind.

“Kjo provë konfirmoi gjithashtu efektivitetin e PrEP dhe parandalimin e transmetimit të HIV, për herë të parë tregoi një efekt mbrojtës të konfirmuar nga provat e mëparshme”, tha Dr. John Saunders, konsulent për shëndetin seksual dhe HIV, i cili ka punuar në studim.

Fondacioni Terrence Higgins Trust HIV përshëndeti rezultatet, por tha se “duhet bërë më shumë” për të rritur qasjen dhe ndërgjegjësimin për ilaçin, veçanërisht për grupet minoritare. Debbie Laycock nga ai fondacion paralajmëron se “shumë gra nuk e dinë as që ekziston PrEP”. Prandaj ai bën thirrje që PrEP të jetë i disponueshëm në barnatore dhe të mundësohet blerja e tij nëpërmjet internetit.

UKSHA beson se efektiviteti i ilaçit mund të ndihmojë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të arrijë qëllimin e saj për transmetimin zero të virusit deri në vitin 2030, por për të arritur këtë, shumë njerëz do të duhet të marrin ilaçin. PrEP përmban dy barna: tenofovir disoproxil (TD) dhe emtricitabine (FTC), dhe funksionon duke parandaluar hyrjen e HIV në trup dhe kopjimin e vetvetes.

PrEp mund të merret si pilulë çdo ditë ose herë pas here para marrëdhënies seksuale. Vendimi për ta bërë ilaçin parandalues gjerësisht të disponueshëm në Angli në vitin 2020 bazohet pjesërisht në studime të mëparshme dhe prova klinike. Rezultatet e këtij studimi publikohen sepse u krye në një kampion të madh dhe sepse u desh kohë për t’u vërtetuar nga ekspertët. /Telegrafi/

Exit mobile version