Site icon Telegrafi

Një ilaç i lirë, anti-depresant mund të luftojë sëmundjen e COVID-19, thotë një studim

Një anti-depresant, i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së rëndë të COVID-19 me afër një të tretën te njerëzit me rrezik të lartë, raportuan studiuesit të mërkurën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, një testim midis rreth 1,500 pacientëve në Brazil tregoi se ata që morën ilaçin, i njohur si fluvoxamine, kishin më pak gjasa të zhvillonin një sëmundje të rëndë ose të kërkonin shtrimin në spital.

Ilaçi, i shitur me emrin e markë Luvox, përdoret më shpesh për të trajtuar çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD) dhe depresionin. Por mund të ndikojë inflamacion, tha Angela Reiersen, profesoreshë e asociuar e psikiatrisë në Universitetin e Washingtonit në Saint Louis, e cila punoi në studimin që u bublikua në “The Lancet Global Health”.

“Fluvoxamine mund të zvogëlojë prodhimin e molekulave inflamatore të quajtura citokina, që mund të shkaktohen nga infeksioni SARS-CoV-2”, tha Reiersen në një deklaratë.

Ilaçi gjithashtu mund të zvogëlojë trombocitet e gjakut, të cilat mund të ndikojnë në efektet e koagulimit të infeksionit me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version