Site icon Telegrafi

Një ide në realitet!

Bashkimi i kontinentit të vjetër në aspektin historik dhe gjeografik, ka qenë preokupim i shumë filozofëve, shkrimtarëve dhe liderëve të ndryshëm politik. Sot ideja e tyre, vetëm sa po forcohet dhe më e rëndësishmja, historia e shkruar Evropiane nuk e njeh, që dikur, në Evropë, të ketë pasur periudhë kaq të gjatë, të paqes dhe solidariteti, ndërmjet popujve të kontinentit të vjetër, të cilët tash më janë pjesë e një historie dhe gjeografie të përbashkët, e quajtur Bashkimi Evropian.

Nga 6 në 27, 28, 29, 30, 31….

25 Mars 1957, është data më e rëndësishme që shënon historia e Bashkimit Evropian, kjo datë në historinë e familjes evropiane, shënon momentin e shumë pritur, të fillimit të një epoke paqësore, demokratike dhe prosperuese të kontinentit të vjetër, epokë ku përfundimisht ideja e shkrimtarit, filozofit dhe vizionarit Viktor Hygo, u bë realitet “Do të vijë një ditë, kur armët tuaja do të bien, nga duart e juaja… Do të vijë një ditë, kur luftërat do të janë absurde dhe të pamundura ndërmjet Parisit dhe Londrës, ndërmjet Petersburgut dhe Berlinit, ndërmjet Vjenës dhe Torinos… Do të vijë një ditë kur gjermanët, italianët, francezët, austriakët, anglezët dhe ju të gjithë kombet e kontinentit, pa i humbur cilësitë tuaja të veçanta dhe individualitetin tuaj të lavdishëm, do të bashkoheni ngushtë në një njësi të lartë dhe do të formoni Vëllazërimin Evropian… Do të vijë një ditë kur fushat e betejës, do të janë, vende të tregtisë së lirë dhe të mendjes së hapur… Do të vijë një ditë kur plumbat dhe bombat do të zëvendësohen me vota, me votim të përgjithshëm të popujve duke e ngritur një senat të madh, sovran i cili do të mbrojë interesat e kontinentit… Ky ishte vizioni i Viktor Hygos, për Evropën e Bashkuar, të quajtur si tërësi Shtetet e Bashkuara të Evropës, stabile dhe paqësore, në mbrojtje të lirisë sigurisë dhe barazisë.

Kjo ide e Viktor Hygos, nuk është vetëm një ide që zuri vend në kontinentin e vjetër dhe u bë realitet nga shtetet evropiane. Ideja e Viktor Hygos, duhet të merret si shembull në praktik edhe nga shtete e “Fuqisë së Barutit” Ballkanit… Shtetet e mbetura ballkanike, të cilat ende nuk iu kanë bashkuar kursit të politikave të Bashkimit Evropian, duhet t’i hapin rrugë vetës, të angazhohen në rrugën drejtë proceseve integruese… që me shtet e Ballkanit, familja evropiane të rritet në 28, 29, 30 edhe në më shumë shtete anëtare. Ky kurs i politikave të Bashkimit Evropian, ndihmon dhe forcon, lirinë, sigurinë dhe barazinë.

Liria, siguria dhe barazia!

Lira, siguria dhe barazia, janë vlera fundamentale të Bashkimit Evropian, vlera për të cilat evropianët kanë shumë konsiderata. Kjo praktikë duhet të pranohet dhe të implementohet edhe nga shtetet e Ballkanit, për të mirën e shumicës dhe pakicës qytetare.

Secili shtet i Ballkanit për hir të lirisë, sigurisë dhe barazisë, si vlera fundamentale, duhet të ti shpërndaj këto vlera sikurse te shumica ashtu dhe te pakica kombëtare, e jo më pak e më shumë…

Deri sa institucionet e Republikës së Kosovës respektojnë të drejtat themelore dhe më shumë, të komuniteteve tjera kombëtare, që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës, një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe fqinjët tanë Republika e Serbisë dhe ajo e Maqedonisë, t’i respektojnë dhe t’i çmojnë të drejtat themelore të komunitetit shqiptar brenda territorit të tyre, pastaj të tjerat, që ju takojnë… Në Bashkimin Evropian vetëm duke e respektuar vlerat e tilla, mund të ecim në atë rrugë, ndryshe Evropa nuk na do, me urrejtje nuk ndihmojmë në kultivimin dhe zhvillimin e paqes, demokracisë dhe solidaritetit evropian…

Shtetet e Ballkanit, duhet të janë të përkushtuar në proceset integruese dhe të respektojnë në parim të drejtat e komuniteteve tjera kombëtare, dhe mbi të gjitha, kultivimin e raporteve fqinjësore… Që proceset integruese, për shtetet e Ballkanit të sjellin një rezultat sa ma të shpejtë, për tu integruar, Serbia duhet të pajtohet dhe ta njohë të vërtetën e Ballkanit të ri të sh. XXI. E vërteta tjetër është, se duhet të kthehemi kah e Evropa, dhe të ecim përpara, të jemi pjesë e familjes, ku ndihesh i lirë, i siguritë dhe i barabartë… Mbi gërmadhat e të kaluarës të ndërtojmë të ardhmen!

Exit mobile version