Telegrafi

Një ide e mirë me rrota

Breshka me emrin Arava ka arritur në Kopshtin zoologjik biblik të Jerusalemit para disa muajsh, por personeli shpejt e kishte kuptuar se këmbët e saj të prapme ishin të paralizuara.

Me peshë prej 25-kilogramësh, breshka dhjetëvjeçare nuk ishte e fuqishme sa duhet për të lëvizur veten duke përdorë vetëm këmbët e para.

Prandaj, personeli i kopshtit i përgatiti asaj një karrocë invalidësh në formë të dërrasës lidhur me rrip për stomak me dy rrota të ngjitura.

Nga kopshti zoologjik pranojnë se lëvizshmëria e Aravas ka përmirësuar kualitetin e saj të jetës në mënyrë të papërshkrueshme.

Ajo madje ka tërhequr vëmendjen e një breshkani të dashuruar dhe tanimë kanë filluar çiftëzimin.