Site icon Telegrafi

Një i vrarë dhe një i plagosur

Policia nuk ka njoftuar identitetin e tyre, por ka konfirmuar se një person është vrarë e një tjetër është plagosur.

“Mund të konfirmoj se në fshatin Batllavë ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje” , ka thënë komandanti i stacionit të policisë në Podujevë Naim Latifi.

Sipas tij, persona ende të panjohur ,pak pas orës 14, kanë qëlluar me armë zjarri një person dhe një tjetër kanë plagosur.
Viktimat janë qëlluar nga një veturë në lëvizje e tipit Golf 3 me targa gjermane, thuhet në një njoftimin të policisë.

Identitetin e viktimës dhe të personit të plagosur , të dytë nga fshati Batllavë, e ka bërë të ditur Qendra Emergjente në Podujevë.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale Agron Borovcit, policia në vendin e ngjarjes është duke i zhvilluar hetimet. Motivet nuk dihen.

Dorasit e dyshuar janë arratisur dhe ende nuk janë zënë, ka thënë Borovci. Vrasja ka tronditur banorët e Batallavës./Zëri//Telegrafi/
 

Exit mobile version