Telegrafi

Një i vrarë dhe një i plagosur në Tiranë

Sipas të dhënave paraprake të policisë së Tiranës, viktima është shtetasi Igli Aliu rreth 30-vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që i plagosur ka mbetur shtetasi Sokol Andrea, 42-vjeç. Nuk dihet nëse i plagosuri ishte kalimtar i rastit, apo kishte lidhje me viktimën.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së re, ndërkohë që policia sqaron se ka mundur të identifikojë autorin, falë edhe dy dëshmitarëve që panë skenën e krimit, transmeton BW.

Sipas tyre autori i dyshuar është shtetasi me iniciale A.N. për kapjen e të cilit janë ngritur postblloqe të shumta në të gjithë Tiranën.

Viktima ka qenë duke ecur në këmbë në kohën që është qëlluar me armë nga A.N, i cili pas krimit është larguar me një makinë, në një rrugë dytësore tek zona e Parkut të Autobusëve. Dëshmitarët kanë mundur t’i fiksojnë targën, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Deri më tani për blutë e kryeqytetit mbeten ende mister shkaqet që e kanë detyruar autorin të ekzekutojë Igli Aliun. /Telegrafi/