Telegrafi

Një i vrarë dhe një dy të plagosur në Vlorë

Nga një konflikt i armatosur, që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës, një person ka mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë Ujit të Ftohtë, 50 metra larg shëtitores.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tronditëse, në qytetin bregdetar, transmeton TCH.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që prodhuan këtë përplasje me armë.