Policia tha se personi 33-vjeçar është gjetur i vdekur sot herët në mëngjes, pas kërkimit prej shtatë orësh në gërmadhat e ndërtesës trekatëshe.
Nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar shkatërrimin e ndërtesës, derisa personi i ndjerë kërkonte mbeturina metalike për shitje dhe riciklim.
Siç raporton agjencia AP, Shqipëria është njëra nga vendet më të varfra në Evropë, prandaj mbledhja e mbeturinave është veprimtari e përhapur. /Telegrafi/