Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe katër të plagosur në Haraçinë

Në udhëkryqin e rrugës regjionale Shkup-Kumanovë, ka ndodhur aksidenti automobilistik mes dy veturave të tipit Golf me targa të Shkupit.

Vozitësi i njërit automjet, Azem E. (30 vjeç) nga Haraçina, ka ndërruar jetë në rrugë për spital, ndërsa bashkudhëtari i tij F. E. (27 vjeç) ka marrë plagë të rënda dhe është transferuar në spitalin e qytetit në Shkup.

Plagë kanë marrë edhe vozitësi i automjetit tjetër dhe dy vajza që kanë qenë në veturë me të, Z. A., (40 vjeç), Z. SH., (49 vjeç) dhe I. SH., (21 vjeç). Të gjithë janë transferuar në spitalin e qytetit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version