Site icon Telegrafi

Një i pastrehë i jep kishës 18 cent: Ja çfarë shkruan në letrën e tij!

Një i pastrehë i kishte lënë për bamirësi kishës vetëm 18 cent dhe një gjest i tillë, ka prekur zemrat e të gjithë komunitetit.

Monedhat ishin lënë në një kishë, të dielën e kaluar, në një zarf në të cilën ishte shkruar edhe një koment mjaft prekës.

“Ju lutem mos u zemëroni! Nuk kam shumë para. Jam një i pastrehë. Zoti ju bekoftë !”, ishin fjalët që bamirësi i varfër kishte shkruar.

Priftërinjtë dhe të gjithë anëtarët e kishës ishin prekur aq shumë nga gjesti saqë vendosën ta publikonin letrën në Facebook, në mënyrë që njerëzit e tjerë të admironin bujarinë e të pastrehut.

“Ne nuk u zemëruam. Ishte një gjest që na preku të gjithëve. Ndoshta ato ishin paratë e fundit që ai kishte në xhep”, tha për kamerat reverendi Patrick Hamrick, duke shtuar se të gjithë anëtarët e kishës janë i mirënjohës të pastrehut anonim. /gazetashqip/
 

Exit mobile version