Një mik i pirë i 53-vjeçarit, Yuri Laylin, ia kishte ngulur thikën në shpinë pasi kishin luajtur një version tjetër të ruletës ruse gjatë një nate në Vologda.
Gjatë lojës, mikut me sy të lidhur i është dhënë një thikë me të cilën ai ka provuar ti godasë shokët tjerë të cilët kanë vallëzuar rreth tij duke pirë sasi të madhe të vodkës.
Yuri ka thënë se ai nuk e kishte idenë se shoku i tij ia ka ngulur thikën dhe se s’kishte ndjerë fare dhimbje kur kishte shkuar në shtëpi. Ai e ka kuptuar vetëm atëherë kur gruaja e tij e kishte parë në shtrat me thikën në shpinë dhe kishte thirrur një ambulancë.
“Kemi pirë disa vodka dhe më kujtohet se kemi bërë disa lojëra fëmijësh, ndërsa njëri kishte një thikë të madhe. Erdha në shtëpi dhe rashë të fle si zakonisht, ndërsa u zgjova kur gruaja ime filloi të bërtasë. Vetëm atëherë e kuptova se çka kishte ndodhur”, ka thënë Yuri.
Mjekët të cilët e kanë pranuar, kanë thënë se thika kishte depërtuar 10 cm në shpinën e tij, mirëpo fatmirësisht nuk kishte dëmtuar ndonjërin nga organet vitale. Pasi është larguar thika, Yuri është lëshuar në shtëpi.
“Alkooli të cilin e ka pirë duhet të ketë vepruar si anestetik, përndryshe ai do të kishte pasur shumë dhimbje”, ka thënë njëri nga mjekët.