Sipas policisë, Fatmir Petraj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, për motive hakmarrjeje kanë vrarë me armë zjarri tip automatik shtetasin Baftjar Llanaj, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”, në bashkinë Selenicë të komunës Armen.
Nga të shtënat me armë zjarri, në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Fatmir Petraj, tashmë i arrestuar, i cili ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën./Telegrafi/