Telegrafi

Një huqje e tillë në parashikime nuk është e mundur – ish futbollisti i njohur nuk e gjeti asnjë gjysmëfinalistë në Ligën e Kampionëve

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester City, Micah Richards nuk u tregua një parashikues i mirë në emisionin televiziv CBS.

Në prag të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Richards parashikoi se cilat skuadra do të kalonin në gjysmëfinale dhe huqi secilën prej tyre.

Ai me zë të lartë, në stilin e tij, parashikoi se do të kalonin Arsenali, Manchester City, Atletico Madrid dhe Barcelona.

Ai nuk qëlloi asnjë gjysmëfinalist. Richards është analist i rregullt në CBS, së bashku me Thierry Henry dhe Jamie Carragher.

Në karrierën e tij si lojtar, ai bëri 246 paraqitje për Man Cityn, me të cilin fitoi dy tituj të Ligës Premier.

Lexo po ashtu “Ishe idhulli im, por nuk besove te ekipi”- Enrique me momente gazmore pas ndeshjes me Richards

Për kombëtaren ka luajtur 13 herë dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/