Sipas studimit të botuar në revistën “Scientific reports”, lindja e më pak se tre fëmijëve apo më shumë se katër shpejton disa procese të plakjes pas menopauzës, madje edhe me gjithë faktorët siç janë mosha apo stili i jetës
Hulumtuesit kanë pasur për qëllim të shohin se a kanë lidhje masat e plakjes biologjike me numrin e fëmijëve të lindur gjallë dhe a ka hyrë femra në menopauzë, duke i përfshirë vlerësimet e shëndetit metabolik, funksionin e veshkave dhe të mëlçisë, anemisë, probleme të caktuara dhe funksionet imunologjike dhe inflamacionet.
Ata kanë zbuluar që ekziston lakorja në formën e shkronjës “U”, e cila tregon raportin midis numrit të fëmijëve të lindur gjallë dhe plakjes së përshpejtuar biologjike, mirëpo vetëm në mënyrat e dukshme pas menopauzës, transmeton Telegrafi.
Waylon Hastings, një nga autorët e studimit dhe një studiues post-doktorate në Penn State, ka thënë se ka disa shpjegime të mundshme pse gratë që nuk kishin fëmijë ose kishin më pak se tre duken të ngjashme përsa i përket shënuesve biologjikë të plakjes si dhe grave që kishin shumë fëmijë.
Mund të ndodhë që gratë me sëmundje trashëgimore, kanë më pak të ngjarë të kenë fëmijë dhe ka më shumë të ngjarë të përjetojnë plakje të përshpejtuar. Është gjithashtu e mundur që gratë pa fëmijë ose me më pak fëmijë, të kenë më pak kontakte shoqërore dhe të kenë më shumë stres sesa gratë që kanë tre ose katër fëmijë, tha Hastings.
Në fund, tha ai, mund të ndodhë që shtatzënia dhe lindja të jenë të dobishme për disa dhe e dëmshme për të tjerat.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se ky hulumtim vetëm krijoi një pamje të gjerë, por nuk provoi një marrëdhënie shkak-pasojë.
/Telegrafi/