Telegrafi

Lokalizohet zjarri në “Hotel Kalaja” (Foto/Video)

E plotësuar: Pas përpjekjeve të vazhdueshme të ekipeve të zjarrfikësve është lokalizuar zjarri që përfshiu sot në mëngjes objektin e “Hotel Kalasë” në Vushtrri.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare përkitazi me shkaktarin e zjarrit që sot kaploi pjesë të këtij objekti hotelier, raporton Vushtrria online.

Një hotel në Vushtrri përfshihet nga zjarri

Një hotel në Vushtrri sot në orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se zjarri ka filluar në çatinë e hotel Kalasë në Vushtrri.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje.