Site icon Telegrafi

Një histori e shkurtër

Nga: Ernest Hemingway
Përktheu: Faslli Haliti

Në Padovë, një mbrëmje shumë të ngrohtë e hipën mbi çati, dhe ai mundi ta shihte qytetin nga lart. Qielli ishte plot i dallandyshe. Pas pak u bë errësirë dhe u shfaqën reflektorët. Të tjerët zbritën duke marrë me vete shishet. Ai dhe Luz mund të dëgjonin, më poshtë, në ballkon.

Luci u ul në krevat. Ai ishte i freskët dhe të gjallë në natën e nxehtë. Për tre muaj rresht Luz bëri turnin e natës. Ia linin ta bënte me dëshirën e vet. Kur e operuan, ai ai e përgatiti atë për tavolinën kirurgjike; dhe bënë një lojë fjalësh klizmë dhe snajper.

Ai shkoi nën anestezi duke ndenjur më i qetë sesa mundej, sepse nuk donte që t’i shpëtonte ndonjë gjë në çastin kur dërdëllitet blabla. Kur ai filloi të eci me paterica, shkonte për të matur temperaturat d, kështu Luz nuk duhej të çohej nga krevati. Ishin vetëm tre apo katër pacientë, dhe e dinin të gjithë. Luci iu dukej simpatike të gjithëve. Ndërsa kthehej prapa gjatë korsive, ai mendonte për Lucien që e priste në shtratin e saj.

Para se ai të kthehej në front, u futën të dy në katedrale që të luteshin. Katedralja ishte errët dhe e qetë, dhe kishte njerëz të tjerë që luteshin. Donin të martoheshin, por nuk kishte kohë për për dokumentacionet, dhe asnjë prej të dyve nuk kishte certifikatën e lindjes. Ata e ndjenin veten si të martuar tashmë, por donin që ta dinën të gjithë, kështu që nuk do të rrezikonin të humbisnin atë çka kishun mes tyre.

Lusi i shkroi shumë letra të cilat ai i mori pas armëpushimit. Në front arritën pesëmbëdhjetë letra, të gjitha së bashku, dhe ai i rënditi sipas datave dhe i lexoi të gjitha me radhë. Të gjitha flisnin për spitalin, dhe se sa e donte ajo atë, dhe sa e pamundur ishte që të rrinte pa të, dhe sa e tmerrshme ishte mungesa e tij gjatë natës,.

Pas armëpushimit vendosën së bashku se ai do të kthehehej në shtëpi për të kërkuar një punë me qëllim që të mund të mund të martoheshin. Luci nuk do të nisej gjersa ai nuk do të kishte gjetur një punë të mirë dhe s’do të mund të vinte që ta merrte me vete ë Nju Jork.

Ishte e kuptueshme që s’do ta kishte ngritur bërrylin lart, dhe ai nuk kishte asnjë dëshirë që të shihte miqtë e tij ose njerëzit e tjerë në Shtetet e Bashkuara. Donte vetëm të gjente një punë dhe të martohej. Në trenin që i sillte nga Padova në Milano, ata u grindën sepse Lucia nuk ishte e gatshme të shkonte menjëherë në Amerikë me të. Kur u deshën të përshëndeteshin në stacionin e Milanos, u përshëndetën me një puthje, por nuk kishin pushuar së grinduri.

Ai mbeti shumë i hidhëruar, për faktin pse u përshëndetën kështu me njeri -tjetrin.

Ai shkoi në Amerikë mbi një anije që nisej nga Gjenova. Luci u kthye në Pordenone për të hapur atje një spital. Ishte një vend shirash dhe i vetmuar, dhe ndodhej aty një batalion guximtarësh, me seli në qytet. Ndërsa kalonte dimri në atë qytet të lagësht dhe i përbaltur, major i batalionit bëri dashuri me Luçien, dhe ajo që s’kishte njohur kurrë italianë, më në fund i shkroi atij në Shtetet e Bashkuara me qëllim që t’i thoshte se ajo e tyrja ishte thjesht një gjë fëmijërore I vinte keq, dhe e dinte se mbase ai nuk do të arrinte ta kuptonte, por mbase një ditë do ta falte, dhe do t’i ishte mirënjohës. Parashikonte, gjithçka, krejt papritur, të martohej në pranverë. E donte si gjithmonë, por tani ai e kuptonte se ishte vetëm një dashuri adoleshentësh. Ajo shpresonte që ai të bënte një karrierë të madhe, dhe kishte një besim të verbër të pakushtëzuar në të. E dinte se ishte vendimi më i mençur.

Majori nuk u martua me të as në pranverë e as në një stinë tjetër të vitit. Luci nuk mori asnjëherë ndonjë përgjigje për letrën që kishte dërguar në Çikago. Kohë më vonë, ai mori drenazhimin nga një shitësi i një dyqani i Loop ndërsa kalonin me taksi Parkun Lincoln.

 

Exit mobile version