Site icon Telegrafi

Një hetues korrupsioni në Afrikën e Jugut u qëllua për vdekje, vritet edhe djali i tij

Një kontabilist nga Afrika e Jugut, i cili “po hetonte rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, është qëlluar për vdekje së bashku me djalin e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Cloete Murray, 50 vjeç, ishte likuiduesi i Bosasa, një kompani e përfshirë në skandale të shumta të kontratave qeveritare.

Ai punoi gjithashtu si likuidues për firmat e lidhura me vëllezërit e pasur Gupta, të cilët mohojnë akuzat për ryshfet.

Policia thotë se do të shohë nëse ka një lidhje midis vrasjes së zotit Murray dhe këtyre hetimeve për korrupsion.

Lexo po ashtu Çmimi i eliminimit të dikujt është midis 130 dhe 8,000 euro - si po lulëzon “tregu i zi” i atentatorëve në Afrikën e Jugut

Murray u qëllua nga persona të armatosur të panjohur teksa po voziste makinën e tij në Johannesburg me djalin e tij 28-vjeçar Thomas, një këshilltar ligjor, të shtunën.

Djali i tij vdiq në vendngjarje ndërsa zoti Murray u dërgua në spital dhe më vonë vdiq nga plagët e tij, raportuan mediat lokale, duke cituar një zëdhënës të policisë.

Ata ishin me Toyota Prado-n e tyre të bardhë drejt shtëpisë së tyre në Pretoria, raportuan mediat e Afrikës së Jugut. /Telegrafi/

Exit mobile version