Telegrafi

Një heroinë si Vasfije Krasniqi, Fatmir Spahiu: Ajo është monument i gjallë, duhet t’i përkulemi dhe të luftojmë për të drejtën e saj

Vasfije Krasniqi Goodman ditë më parë e ka rrëfyer tmerrin që ia shkaktuan serbët kur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka rrëfyer me lot në sy për torturat që kishte përjetuar në luftë, e që në atë kohë ishte 16 vjeçare.

Krasniqi tregon se gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte përdhunuar nga dy serbë: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviqit dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë.

Rrëfimi i viktimës ka bërë që të reagojë edhe aktori shqiptar, Fatmir Spahiu, i njohur më mirë si “Oki i Kafeneja Jonë”.

Ai ka pohuar se Vasfija është monument i gjallë dhe një heroinë e gjallë dhe se duhet t’i përkulemi, ta nderojmë dhe të luftojmë për të drejtën e saj.

“Një heroinë si Vasfija! Zonja që paska fol është monument i gjallë, të cilës duhet t’i përkulemi, ta nderojmë dhe të luftojmë për të drejtën e saj! Është trishtim fakti që ka shumë gra të cilat akoma nuk guxojnë të flasin publikisht nga frika e ndonjë gjykimi kolektiv. Fati jonë është tragjik! Ne nuk duhet të harrojmë. Po ne duhet të ecim përpara gjithashtu”, ka shkruar në rrjetet sociale Spahiu.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Vasfije Krasniqit, dy dekada pas tmerrit të përjetuar të përdhunimit seksual në luftë: Doja vetëm të vdisja (Video)

Ndryshe, filmi “Nëntor i ftohtë” rrëmbeu çmimin e audiencës në Zurich Film Festival, ku prezent në premierë ishin regjisori Ismet Sijarina dhe producenti e aktori Fatmir Spahiu. /Telegrafi/