Telegrafi

Një helikopter i ushtrisë amerikane rrëzohet në Australi, humbin jetën tre persona – 20 tjerë i mbijetojnë rrëzimit

Tre marinsa amerikanë humbën jetën nga rrëzimi i fluturakes Osprey në ishullin e izoluar në veri të Australisë, ka njoftuar policia lokale.

“Në fluturake ishin në total 23 persona. Tre kanë humbur jetën, e pesë tjerë që ishin në gjendje të rëndë janë dërguar në spitalin Royal Darwin”, tha Michael Muprhy, zyrtari policor, transmeton Telegrafi.

Ministria australiane e Mbrojtjes ka njoftuar se helikopteri është rrëzuar gjatë një stërvitje ushtarake.

Ekipet emergjente të Australisë kanë raportuar të parat për rrëzimit e helikopterit në Melville, rreth 60 kilometra në perëndim të kontinentit australian.

Helikopteri po merrte pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake mes ushtrisë amerikane dhe asaj australiane, në emrin e koduar “Predators Run”.

Ndryshe, viteve të fundit SHBA ka rritur dukshëm prezencën në veri të Australisë. Dy vendet aleatë janë të vendosura t’i kundërvihen çdo herë më shumë ndikimit kinez në rajonin Azi-Paqësor.

Forcat e Armatosura të Australisë (ADF), njoftuan se në Ospreyt nuk ka patur personal ushtarak nga Australia.

V-22 Osprey është një fluturake ushtarake e dizajnuar për vëzhgim misioni dhe një helikopter me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/