Site icon Telegrafi

Një helikopter u rrëzua në veri të Bregut të Fildishtë, vriten pesë persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në shtetin afrikan në Burkina Faso.

Të pesë anëtarët e ekuipazhit u vranë në rrëzimin e një helikopteri ushtarak në veri të Bregut të Fildishtë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së atij vendi.

Raportohet se helikopteri ishte në një mision zbulimi pranë kufirit me Burkina Faso.

Një hetim ka filluar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, shtoi ministria në një deklaratë.

Siç kujtoi Reuters, zona kufitare midis Bregut të Fildishtë dhe Burkina Faso ishte një zonë e pasigurt gjatë vitit të kaluar për shkak të sulmeve të shpeshta nga islamistët të cilët besohet se janë të lidhur me al-Qaedan. /Telegrafi/

Exit mobile version