Telegrafi

Një helikopter rus “zhduket nga radari” – në zonën e zhdukjes po kryhen operacionet e kërkimit

Një helikopter Mi-8 i Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë është “zhdukur nga radari” teksa fluturonte mbi Karelia, raportojnë mediat ruse.

Sipas rusëve, helikopteri Mi-8 “u zhduk nga radari” teksa fluturonte mbi liqenin Onega në Karelia, përcjell Telegrafi.

Në bord ishin tre persona.

Sipas kanaleve ruse në Telegram, fluturakja po fluturonte nga Petrozavodsk për në Vytegra, në rajonin e Vologda.

Tashmë ata po tentojnë të kontaktojnë me të, ndërsa në zonën e zhdukjes janë duke u kryer operacionet e kërkimit.

Një grup shpëtimtarësh me makina bore është dërguar për të kërkuar helikopterin rus. /Telegrafi/