Site icon Telegrafi

Një helikopter përplaset në çatinë e një hoteli australian, dy të vdekur

Një helikopter është rrëzuar mbi mbi çatinë e një hoteli bregdetar në Cairns, Australi, duke vrarë pilotin, ndërsa videot e publikuara tregojnë flakë dhe tym në zonën e aksidentit.

Qindra të ftuar dhe stafi i hotelit luksoz DoubleTree by Hilton u evakuuan pasi helikopteri u rrëzua në ndërtesën pranë Cairns Esplanade.

Bëhet e ditur se policia ka rrethuar zonën në brezin turistik të frekuentuar dhe kompania charter Nautilus Aviation tha se po punonte me zyrtarët të cilët po hetojnë “përdorimin e paautorizuar” të një prej aeroplanëve të kompanisë.

“Ishte duke fluturuar me shpejtësi të madhe”, tha dëshmitarja Veronica Knight.

Disa sekonda më vonë, helikopteri ka goditur çatinë e hotelit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Policia tha në një deklaratë se ka marrë raporte për përplasjen, e cila shkaktoi një zjarr në majë të ndërtesës.

Hoteli u evakuua dhe askush nuk u lëndua, kanë njoftuar autoritetet – megjithëse, të ftuarit “u shtangën” teksa dilnin nga ndërtesa.

Siç raportohet, piloti – dhe i vetmi pasagjer i helikopterit – u deklaruan të vdekur në vendngjarje.

Në një deklaratë, hoteli tha se të gjithë mysafirët e tij – 421 të rritur dhe 50 fëmijë, plus stafi – u evakuuan në mënyrë të sigurtë dhe po rregullojnë strehim alternativ për mysafirët.

Ndryshe, hetimi mbi aksidentin ka nisur. Në hetim përfshihen njësitë e përplasjes mjeko-ligjore dhe Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB), e cila dërgoi një ekip në vendin e përplasjes për të mbledhur prova dhe për të kryer intervista. /Telegrafi/

Exit mobile version