Një helikopter i armatës tashmë është nisur drejt rajonit të Berovës ku zjarri ndërmjet fshatrave Mitrashincë dhe Budinarcë ka dalë jashtë kontrollit.
Drejtori i QMK, Stojançe Angellov për AIM-n informoi se nëse ka kushte që të intervenojë helikopteri do të hedhë ujë mbi hapësirat e kapluara nga zjarri.
Ai tha se situata po ndiqet, sepse vonë pasdite shpërtheu zjarri dhe doli jashtë kontrollit, tashmë për nesër është paralajmëruar se nëse ka nevojë nga ajri do të përfshihen edhe një helikopter i policisë, një helikopter i armatës, ndërsa nëse ka nevojë do të aktivizohet edhe ER-traktor.
Kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Peqevski tha se të gjitha institucionet janë angazhuar në shuarjen e këtij zjarri të madh dhe për momentin me ndihmën e dronit do të bëjnë incizim dhe vlerësim të asaj ku dhe në cilin drejtim lëviz stuhia e zjarrit sepse në teren nuk kanë qasje dhe është në qafën malore.
Para një ore e gjysmë ai i bëri thirrje popullatës vendore që të përfshihet në shuarjen e zjarrit.
Theksoi se tashmë kanë indikacione se zjarri është i kurdisur. Në teren tashmë është inspektori për zjarre dhe po kryhen bisedime me popullatën vendase.