Telegrafi

Një hapësirë parkimi në një garazh në San Francisko po shitet për 100,000 dollarë

San Francisko është dukshëm vend i shtrenjtë, dhe këtë e dëshmon edhe një “shpallje për një hapësirë parkimi”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për hapësirë parkimi që shitet për 100,000 dollarë është gati gjysma e çmimit të një shtëpie mesatare në SHBA.

Ky vend parkimi në lagjen South Beach të San Francisko është “vënë në shpallje” që nga mesi i dhjetorit, dhe çmimi duket i çuditshëm.

Megjithatë, siç thuhet më tej, nuk është i çuditshëm për ata që e njohin këtë pjesë, pasi një garazh tjetër në po të njëjtën hapësirë, në nëntor të vitit të kaluar ishte shitur për 90,000 dollarë.

Një nga fjalitë e përshkrimit thuhet të jetë: “Një vend i sigurt për të parkuar paratë tuaja”.

Gjithashtu, ky vend në garazh mund të jetë një investim i shëndoshë, duke pasur parasysh që pronarët e tanishëm marrin me qira atë hapësirë për 300 dollarë në muaj. /Telegrafi/