Një vend parkimi në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit britanik, Londër, ka dalë në treg për rreth 100 mijë euro – por “mezi është i gjerë” sa të mund të futet një makinë.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, vendi i garazhit është i vendosur mes dy mureve të trasha dhe është vetëm dy metra i gjerë dhe pesë metra e gjysmë i gjatë.
Por makina mesatare në Mbretërinë e Bashkuar është 1.82 metra e gjerë që do të thotë se është një hapësirë shumë e ngushtë edhe për të hyrë në këtë hapësirë edhe për shoferët është goxha një sfidë.
Hapësira e garazhit është në Rutland Gate në lagjen luksoze është vetëm 250 metra nga Harrods. /Telegrafi/