Telegrafi

Një haker përdori një të tillë për të shfaqur pamje pornografi, fiken të gjitha tabelat reklamuese në Bagdad

Zyrtarët irakianë kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha ekraneve të reklamave elektronike në Bagdad pasi një haker përdori një të tillë për të shfaqur pamje pornografike.

Ngjarja ndodhi në një kryqëzim të madh rrugor në kryeqytetin irakian. Videot janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një person, njofton policia.

Një deklaratë tha se i dyshuari ishte një teknik i cili kishte probleme financiare me kompaninë që drejton ekranet e reklamave.

Thuhet se ai ka vepruar në shenjë hakmarrjeje.

Hakeri “tregoi një film pornografik për disa minuta përpara se të prisnim kabllon e energjisë” të shtunën, tha një burim sigurie që kërkoi anonimitetin për agjencinë e lajmeve AFP.

Këto “skena imorale” i shtynë autoritetet të “fiknin të gjitha ekranet e reklamave në Bagdad” ndërsa ata shqyrtonin masat e sigurisë, shpjegoi i njëjti zyrtar.

Ekranet në kryeqytet – të cilat zakonisht përdoren për të reklamuar produkte apo politikanë – u fikën mëngjesin e së dielës. /Telegrafi/