Një grua 25-vjeçare ka shkuar në varr me një zgjedhje mjaft të pazakontë të gurit të varrit – një iPhone.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rita Shameeva vdiq në janar të vitit 2016 nga një shkak i panjohur, por babai i saj Rais Shameev vetëm kohët e fundit vendosi të ngrinte memorialin e çuditshëm.
Dhe kjo ka bërë që ata që vizitojnë varret të mbeten të habitur nga kjo pamje.
Ndërkaq, babai i Ritas nuk ka komentuar për përkujtimin e pazakontë – edhe pse thuhet se vajza ishte shumë e dhënë pas iPhone.
E prodhuesi i gurëve të varreve Ilgam Galliulin ka mohuar se është përgjegjës për dizajnin e varrit.
“Unë dhe babai realizojmë varre sipas porosive”, ka thënë Galliulin. /Telegrafi/