Deontay Wilder është rikthyer në ring për të boksuar pas një pauze një vjeçare.
Boksieri amerikan është përballur me finlandezin Robert Helenius të cilin e ka mposhtur me nokaut.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Wilder ka arritur ta nokautoj finlandezin qysh në raundin e parë të meçit.
Për boksierin amerikan kjo ishte fitorja e 43-të në boksin profesionist derisa ka edhe dy humbje dhe një barazim.
https://twitter.com/JESnowden/status/1581503278885482496?s=20&t=YRfAwjJwStB9h_563KikJw
Të dyja disfatat Wilder i ka nga boksieri britanik Tyson Fury, derisa edhe barazimin e vetëm e ka me britanikun në meçin e parë që kishin zhvilluar.
Ndërkohë për finlandezin Helenius kjo ishte humbja e katërt në karrierë, derisa ka edhe 31 fitore. /Telegrafi/
DEONTAY WILDER KO IN THE FIRST ROUND!!! 😱😱😱 pic.twitter.com/XEWjlUhHOp
— Complex Sports (@ComplexSports) October 16, 2022