Nga: Leonard Cohen (kënga “A Bunch of Lonesome Heroes”, albumi “Songs from a Room”, 1969)
Përktheu: Fadil Bajraj
Një grusht heronjsh të shkretë dhe bajagi grindavecë
pinin duhan përgjatë rrugës së hapur;
ndërmjet e kishin natën goxha të errët dhe të pistë,
secili nën barrën e vet të zakonshme.
“Do të doja të rrëfeja historinë time”,
tha njëri prej tyre i ri dhe goxha trim,
“Do të doja ta rrëfeja historinë time
para se të shndërrohem në flori.”
Por në të vërtetë askush s’mund ta dëgjonte,
nata qe bash e errët e pistë dhe e blertë;
kujtoj se heronjtë gjithnjë do të jetojnë aty
ku ishim ju dhe unë.
Flake cigaren, loçka ime,
ke qenë bukur gjatë e vetmuar;
e disa prej nesh jemi bajagi të uritur
të dëgjojmë se çfarë pate bërë
që pate gabuar aq shumë.
Po e këndoj këtë për gjinkalla,
po e këndoj këtë për ushtri,
po e këndoj këtë për fëmijë
dhe për të gjithë ata të cilëve nuk ju duhem..
“Do të doja ta rrëfeja historinë time”,
tha njëri prej tyre goxha i guximshëm,
“Po, përnjëmend, do të doja ta rrëfej
historinë time ngase siç e dini
po shndërrohem në flori.”
/Telegrafi/