Telegrafi

Valltarët kishin nervozuar tej mase fqinjët me zhurmën që po bënin, kur u shfaq policia ndodhi diçka që i la gojëhapur (Foto/Video)

Policia kishte pranuar një telefonatë për shkak të zhurmës së madhe që po vinte brenda një klubi të vallëzimit, por kur polici u shfaq në vendin e ngjarjes vendosi t’i bashkohet të rinjve duke i mësuar të vallëzojnë në stilin Salsa.

Polici Bruno është filmuar duke bërë disa lëvizje interesante në një shkollë të vallëzimit, për të cilin ishin ankuar fqinjët se po bënin zhurmë të madhe, transmeton Telegrafi.

Por polici nga San Antoni i Teksasit, kishte vendosur të veprojë ndryshe me grupin e vallëzimit Next Generation Dance, duke i mësuar të vallëzojnë salsa.

Duke parë se nuk ishte i interesuar që t’ua prishë rehatinë, ai vendosi të ndalojë zhurmën duke i shndërruar ata në spektator derisa i argëtonte me lëvizjet e tij.

“Në vend se të intervenonte, ai vendosi t’ju bashkëngjitet duke iu treguar disa lëvizje të vallëzimit salsa. Ky veprim i tij tregon se si një polic duhet të sillet me të rinjtë”, ka shkruar autorja e videos.

Që nga publikimi në internet, kjo video po bën xhiron e botës dhe është shikuar mijëra herë. /Telegrafi/