Në metronë e Moskës ka shpërthyer një rrahje brutale mes pasagjerëve, pasi nga vagoni i një treni në kryeqytetin rus u dëbuan disa mysafirë.
Sipas dëshmitarëve okularë dhe pamjeve të publikuara nëpër rrjetet sociale, një grup i vizitorëve janë sjellë keq dhe kanë reaguar ashpër ndaj një gruaje, transmeton Telegrafi.
E për të mos eskaluar situata dhe të mos e pësonte gruaja e pambrojtur, asaj i dolën në ndihmë pasagjerët tjerë.
Në anën tjetër autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se po punojnë në identifikimin e pjesëmarrësve në rrahjen masive.
Pasi e kuptuan se gruaja po rrezikohej nga ai grup, pasagjerët i dolën në ndihmë duke i rrahur brutalisht vizitorët, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar. /Telegrafi/