Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një grup turistësh mbijetuan duke u goditur nga një ortek akulli i shkaktuar nga një akullnajë që u shemb mbi ta teksa ishin duke ecur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nëntë turistë britanikë dhe një amerikan ishin në një turne me udhëzues në malet Tian Shan në Kirgistan, kur një akullnajë “u rrëzua” nga një shkëmb.
Të gjithë në grup i mbijetuan ortekut edhe pse një grua dëmtoi gjurin dhe hipi mbi një kalë për në spitalin më të afërt.
Një nga turistët ishte Harry Shimmin, i cili filmoi teksa orteku i akullit vinte drejt tij dhe miqve të tij.
Z. Shimmin tha: “Ne sapo kishim arritur pikën më të lartë në udhëtim dhe unë u ndava nga grupi për të bërë fotografi në majë të një shkëmbi”.
“Ndërsa po fotografoja, dëgjova zhurmën e akullit që po ‘kërciste’ pas meje”. /Telegrafi/