Një grup i tifozëve VIP të Interit që përkrahin pronarët e rinj Suning, duan që të ndihmojnë dhe ta çojnë tifozerinë e tyre në nivel tjetër.
Për momentin Suning nuk ka dëshirën e as fuqinë për të marrë aksionet e mbetura të Erick Thohir, por një pjesë e vogël e tyre mund të shitet për 25 milionë euro.
Kësht shkruan Tuttosport, e këtë transakcion është gati ta kryejë grupi investues Interspac, ku janë pjesë fytyra të njohura, të gjithë tifozë të Interit.
Aty bëjnë pjesë ekonomisti i mirënjohur, Carlo Cottarelli, Frigerio (ish-drejtor i Pioneer), Ardigo, Altobrando, Bartolomei, rognoni, Broggi, Bellora, Dentella, bonetti dhe Zaccaria (ish-president i RAI).
Edhe emra të famshëm i janë bashkuar këtij grupi investues, siç janë Valentino Rossi dhe Vasco Rossi.
Atyre ka spekulime se mund t’u bashkohen edhe ish-presidenti Massimo Moratti dhe Marco Tronchetti Provera, të cilët po ashtu po shqyrtojnë mundësinë të kthehen në klub, e ky i fundit tashmë është sponsor me aën të kompanisë Pirelli.
Andrea Bocelli, Fabio Rovacci dhe Sfera Ebbasta janë po ashtu yje të njohura që janë tifozë të Interit dhe që mund të konsiderojnë investimin në klub.
Kjo konsiderohet iniciativë e mirë për të sjellë para në klub, por po ashtu mundësi që tifozëve t’u dëgjohet zëri në bord, e përfundimisht të largohet ai që cilësohet oguri i zi, Erick Thohir. /Telegrafi/