Sonte në Beograd po mbahet një kundër tubim i Partisë Progresive Serbe (SNS), ku në mesin e turmës ka edhe djem të veshur me të zeza, disa prej të cilëve ua fshehën fytyrat kamerave që i filmonin.
Një grup i madh djemsh me të zeza është filmuar para Pallatit të Serbisë, dhe shumica e tyre ishin të veshur me kapela të zeza.
Disa të rinj fshehën fytyrat e tyre pas maskave mbrojtëse, raporton nova.rs.
Kujtojmë se nisja e tubimit të ftuar prej presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është planifikuar për sonte rreth orës 19:00, ku pritet të jetë edhe i sanksionuari prej SHBA-së, presidenti i Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.
Theksojmë se shumë qytetarë po marrin pjesë në këtë tubim nën presion siç është rasti i një nëne nga Gjilani, e cila ka pohuar se në këtë ngjarje po merr pjesë pasi nuk dëshiron të humb vendin e punës.
Protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.
Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiq jep dorëheqje”.
Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashiq. /Telegrafi/
Deo pristalica sa okupljenih ispred Palate Srbija. pic.twitter.com/8CkIJaB4QR
— #dasenelazemo (@istinomer) May 26, 2023