Një incident mësohet të ketë ndodhur përpara Universitetit të Tiranës, teksa një grup studentësh tentuan t’i prisnin rrugën përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, për t’i dhënë asaj një mesazh.
Të rinjtë mbanin pankarta në të cilat ishte shkruar në anglisht: “We wont free and fair election” – “Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme”, një nga arsyet që po proteston edhe opozita para Kryeministrisë.
Një video e siguruar nga Ballkan Web, bën me dije se ka shumë gjasë që të rinjtë t’i përkasin Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ai shton gjithashtu se për t’i ndaluar ka ndërhyrë garda për t’i shoqëruara në Polici., ndërsa më pas janë lënë të lirë./Telegrafi/