Telegrafi

Një grup studentësh dizajnojnë fustan kreativ në formë bredhi dhe shpërndajnë dhurata për fëmijët

Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë persona janë bërë më të solidarizuar dhe festivë në prag të ndërrimit të motmoteve.

Një gjë e tlilë ka ndodhur edhe me një grup studentësh të Arteve nga drejtimi “Dizajn Mode” në Universitetin AAB.

Ata kanë stolisur një bredh më të veçantë nga të tjerët, duke qëndisur me material të gjelbër një fustan në formë bredhi.

Duke dizajnuar këtë kreacion lindi edhe ideja për t’iu dhuruar dhurata fëmijëve që kanë nevojë, ndaj dhe studentët filluan ta shprehin kreativitetin edhe këtu.

Ata kanë blerë dhurata të ndryshme, duke i anuar në formë të veçantë.

Secila dhuratë kishte dedikimin e saj special, sikur të ishte paketuar si dhuratë enkas për vëllanë ose motrën.

Mesazhi i kësaj iniciative ishte i qartë: “Një dhuratë, një buzëqeshje”. /Telegrafi/