Site icon Telegrafi

Një grup i ri i turistëve shkoi në hapësirë, raketa e Virgin Galactic u ngrit – në bord një 80-vjeçar që vuan nga Parkinsoni

Një raketë e Virgin Galactic u ngrit nga New Mexico duke transportuar britanikun 80-vjeça, ish-pjesëmarrës i olimpiadës, një studente nga Aberdeen dhe nënën e saj.

Fluturimi Virgin Galactic 02 ishte planifikuar për në orën 08:30 me orën lokale. Ky është fluturimi i parë turistik, por i dyti komercial i Virgin Galactic, transmeton Telegrafi.

I pari ishte në qershor, kur Forcat Ajrore italiane dhe shkencëtarët kryen eksperimente në një mision 70-minutësh.

Misioni shihet si një tjetër provë se sa i qëndrueshëm është turizmi hapësinor. Anastasia Myers dhe nëna e saj, Keisha Shahaf, fituan biletat për një fluturim të Virgin Galactic në konkurs.

John Goodwin, nga Newcastle, do të bëhet personi i dytë me sëmundjen e Parkinsonit që shkoi në hapësirë.

Në pjesën e parë të udhëtimit, raketa Unity bartet poshtë nga një aeroplan reaktiv i quajtur Eva. Unity është planifikuar të ndahet kur të ndezë motorin e saj dhe të udhëtojë në një lartësi prej 85 kilometrash.

John Goodwin, i cili konkurroi si kanoeist në Lojërat Olimpike të vitit 1972, pagoi 250,000 dollarë për biletën e tij në 2005, por kishte frikë se diagnoza e tij do të nënkuptonte se ai nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë.

Ai tha se donte të dëshmonte se sëmundja e Parkinsonit, një gjendje në të cilën pjesë të trurit dëmtohen në mënyrë progresive – nuk e përcaktonte atë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version