Site icon Telegrafi

Një grup qytetarësh të përkatësisë rome protestojnë në afërsi të Manastirit

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se është bllokuar për qarkullim magjistralja Resnjë – Manastir – Prilep, në afërsi të Bairit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëhet e ditur, rruga është bllokuar nga një grup prej rreth 40 qytetarësh të komunitetit rom. Nuk dihen ende arsyet e protestës së tyre.

Kjo ka bërë që komunikacioni të ridrejtohet brenda rajonit të Manastirit./Telegrafi/

Exit mobile version