Telegrafi

Një grup njerëzish në Angli që qëndronin së bashku, filluan me stërvitje në rrugë – pasi panë se po vinte policia

Një grup njerëzish që qëndronin së bashku gjatë bllokimit në rrugët e Anglisë, u bënë sikur po bënin palestër pasi një oficer policie iu afrua atyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë ngjarja kishte ndodhur në qytetin e Birmingham jashtë një supermarketi.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, mbledhja e 15 personave ndryshoi krejtësisht me ardhjen e policit, pasi grupi menjëherë filloi me rutinën e ushtrimeve fizike.

Njëri prej tyre, që vërehet si “lideri i grupit”, i motivonte ata për të vazhduar me hapat, madje disa prej tyre fillojnë edhe me zgjatje.

Polici me këtë rast u fut në qendër të “klasës së stërvitjes”, dhe filloi të qeshë me të madhe. /Telegrafi/