Disa burra të armatosur nga Sudani Jugor kanë vrarë rreth 140 njerëz dhe rrëmbyer disa të tjerë gjatë një sulmi ndërkufitar në Etiopi, njoftoi sot qeveria etiopiane.
Fisi Murl nga Sudani Jugor, shpesh organizon sulme për të vjedhur bagëtinë. Këtë herë sulmuan fisin Nuer, një nga dy grupet kryesore etnike në Sudanin e Jugut, por që disa janë zhvendosur në Etiopi.
“Në zonën e kufirit sulmet për vjedhjen e kafshëve nuk janë të rralla. Sigurisht, diçka e kësaj shkalle është ndryshe. Ne nuk mendojmë që (grupi i armatosur) ka ndonjë lidhje me qeverinë e Sudanit Jugor apo rebelët”, tha zëdhënësi i ministrit tëjashtëm etiopian , Tewolde Mulugeta për AFP.