Telegrafi

Një grumbull qensh futen brenda një lokali në Prishtinë

Problemi me qentë endacakë vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore që ballafaqohen qytetarët në Prishtinë.

Të shpeshta kanë qenë edhe rastet e raportuara ku qentë kanë sulmuar qytetarët, duke u shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Përkundër ankesave e thirrjeve që janë bërë që problemi me qentë të rregullohet, deri tani nuk ka pasur veprime konkrete nga organet përgjegjëse për këtë çështje.

Së fundmi, Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë kanë publikuar një video ku shihen një grumbull qensh endacakë duke u futur brenda një lokali në Prishtinë.

Kjo video ka nxitur edhe reagimin e komentuesve, ku kanë kritikuar kryetarin e komunës, Përparim Rama, për këtë problem./Telegrafi/